Në Kiritimati, një ishull i largët në Paqësor brenda Republikës së Kiribati, është tashmë viti 2026. Ndryshimi i orës e ka bërë atë vendin e parë në botë që feston Vitin e Ri.
Kur në Shqipëri ishte vetëm ora 11:00 e mëngjesit, banorët e ishullit tashmë po festonin nisjen e vitit të ri. Kiritimati, i njohur edhe si Christmas Island, është ishulli koralor më i madh në botë dhe ka diçka më tepër se 7,000 banorë.
Ky komunitet i vogël është gjithmonë i pari që sheh dritën e diellit gjatë ditës së re. Kiribati, që fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në 1979, është gjithashtu rezerva më e madhe detare në Paqësorin Jugor, ku shumë ishuj të arkipelagut janë të banuara, me një popullsi totale prej rreth 116,000 banorësh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)