Me afrimin e Vitit të Ri Hënor, në Kinë ka nisur sezoni më i rëndësishëm i festave të kompanive, ku përfshihen edhe shpërblimet e fundvitit. Bizneset po mbyllin bilancet e vitit dhe në shumë raste, po shpërblejnë punonjësit me bonuse tepër bujare.
Disa kompani kanë zgjedhur t’i japin shpërblimet në para fizike. Ka raste që shifrat janë aq të larta, sa tufat e kartëmonedhave peshojnë disa kilogramë. Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë punonjës në podium që i mbajnë me vështirësi. Disa të tjerë largohen nga festat e fundvitit me kuti dhe çanta të mbushura me para.
Shpërndarja e bonuseve përpara Vitit të Ri Hënor është një praktikë e përhapur në Kinë, ku shumë kompani përdorin këtë periudhë për të motivuar stafin dhe për të nisur vitin e ri me një mesazh optimizmi dhe mirënjohjeje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)