Një ngjitje në mal, e shndërruar në momente frike. Në ishullin Réunion në Oqeanin Indian, u regjistrua shpërthimi i vullkanit Piton de la Fournaise, duke vënë në rrezik disa turistë që ndodheshin pranë zonës së kraterit.
Tetë turistë u gjendën vetëm disa metra larg burimeve të lavës në momentin e shpërthimit. Sipas raportimeve, ata arritën të shpëtonin duke vrapuar me shpejtësi, ndërsa më pas u evakuuan nga shërbimet e emergjencës.
“Pamë gurë që binin brenda kraterit dhe nuk patëm as kohë të bënim video apo foto”, u shpreh një dëshmitar okular, duke përshkruar momentet e panikut. Të vetmet pamje janë ato të një kamera trupi “GoPro”. Autoritetet lokale kanë forcuar masat e sigurisë rreth zonës së vullkanit, i cili është një nga më aktivët në botë dhe një atraksion i njohur turistik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)