Në vitet ’80, Pablo Escobar nuk ishte thjesht një trafikant droge, por kreu i një perandorie kriminale me përmasa globale. Në kulmin e fuqisë së tij, lideri famëkeq i Kartelit të Medellín, gjeneronte rreth 420 milionë dollarë në javë nga trafiku i kokainës. Kjo shifër e shndërroi në një prej bosëve bosët më të pasur të drogës në histori.
Sipas rrëfimeve të vëllait të tij, Roberto Escobar dhënë për “Business Insider”, karteli i humbiste rreth 10% e të ardhurave vjetore për shkak të dëmtimit të kartëmonedhave nga minjtë, lagështira apo myku. Me përllogaritjet e bëra mbi fitimet marramendëse të kartelit, kjo shifër përkthehet në afro 2,1 miliardë dollarë në vit.
Paratë fshiheshin në toka bujqësore në Kolumbi, në magazina të braktisura dhe madje edhe brenda mureve të shtëpive të bashkëpunëtorëve. Sasia ishte aq e madhe sa humbjet nga brejtësit apo kushtet atmosferike nuk konsideroheshin problem madhor për organizatën.
Një tjetër sfidë ishte organizimi i parave cash. Sipas dëshmive, çdo muaj shpenzoheshin rreth 2,500 dollarë vetëm për llastikë gome, të cilët shërbenin për të lidhur tufat e kartëmonedhave. Në atë periudhë, karteli furnizonte rreth 80% të kokainës që hynte në Shtetet e Bashkuara dhe kontrabandonte deri në 15 ton në ditë drejt tregut amerikan, duke ndërtuar një perandori kriminale me përmasa globale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)