Hera e parë në jetë që e shihni, pamje mahnitëse nga ajri i shpërthimit të vullkanit në Etiopi

Vullkani i fjetur në Hayli Gubbi shërtheu për herë të parë në afro 10 mijë vjet, nxorri në qiell re të dendura tymi dhe hi.

26.02.2026. 15:20

Hera e parë në jetë që e shihni, pamje mahnitëse nga ajri i shpërthimit të vullkanit në Etiopi

Në javët e fundit të vitit 2025 u aktivizua vullkani Hayli Gubbi në verilindje të Etiopisë. Ai shërtheu për herë të parë në afro 10 mijë vjet, duke nxjerrë në qiell re të dendura tymi dhe hiri, të cilat kanë ndikuar edhe në trafikun ajror mijëra kilometra larg, madje deri në Indi.

Ai moment historik dhe i jashtëzakonshëm për nga përmasat, u filmua nga pasagjerët e një avioni komercial. Ata arritën të regjistronin imazhe të jashtëzakonshme të shpërthimit nga ajri, në mijëra metra lartësi, pikërisht mbi vullkan.

Sipas raportimeve, ishte hera e parë në histori që regjistrohej ky fenomen natyror. Shpërthimi u kap edhe nga satelitët. Fotografitë e publikuara nga NASA tregonin re të dendura pluhuri që ngriheshin lart në atmosferë dhe u përhapen mbi Detin e Kuq.

Ekspertët e fushës nisën të analizojnë ngjarjen, ndërsa pamjet mahnitëse kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Ato tërhoqën vëmendjen e shkencëtarëve dhe të publikut, për fuqinë e paparashikueshme të natyrës. Shpërthimet e vullkaneve të fjetur janë të rralla, dhe ky rast ofron një mundësi unike për të studiuar aktivitetin vullkanik në Etiopi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)