Shpërthim i fuqishëm në Kazakistan, 7 të vdekur brenda një lokali

7 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një lokal në Kazakistan.

Burimi: Nexta

27.02.2026. 20:54

Shpërthim i fuqishëm në Kazakistan, 7 të vdekur brenda një lokali

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kafene në qytetin Shchuchinsk të Kazakistanit, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe 26 të plagosur.

Ndërtesa, ku ndodhej lokali, ishte pjesë e një kompleksi banimi pesëkatësh, gjë që rriti rrezikun për banorët përreth. Mes të vdekurve është edhe një vajzë 16-vjeçare.

Shpërthimi ndodhi papritur dhe u pasua nga një zjarr i madh që përfshiu ambientet e kafenesë. Autoritetet lokale kanë evakuuar zonën dhe po monitorojnë situatën për të siguruar banorët.

Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës po ndihmojnë grupin hetimor, teksa paraprakisht mendohet për një rrjedhje gazi.

Ngjarja tronditi komunitetin lokal dhe autoritetet kanë premtuar mbështetje për viktimat dhe familjet e tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)