“E mërkura shpallet pushim”, vendet e Azisë, masa për kursimin e karburantit

Vendet aziatike po ndërmarrin masa ekstreme për të racionuar karburantin, i cili është bllokuar për shkak të konfliktit në Iran.

Burimi: BBC

17.03.2026. 08:00

“E mërkura shpallet pushim”, vendet e Azisë, masa për kursimin e karburantit

Vendet aziatike janë duke ndërmarrë një sërë masash shtrënguese në një përpjekje për të kursyer karburant, ndërsa përballen me mungesa të mundshme pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Pothuajse 90% e të gjithë naftës dhe gazit që rrjedh përmes Ngushticës së Hormuzit vitin e kaluar ishte i destinuar për në Azi, i cili është rajoni më i madh importues i naftës në botë.

Sri Lanka e ka shpallur çdo të mërkurë festë zyrtare për të kursyer karburant dhe shoferët tani duhet të regjistrohen për një Kartë Kombëtare Karburanti e cila racionon sasinë e karburantit që njerëzit mund të blejnë.

Në Myanmar, automjetet private lejohen të qarkullojnë vetëm në ditë alternative, në varësi nga targat e tyre.

Bangladeshi ka afruar pushimet për Ramazan në universitete dhe ka futur në përdorim ndërprerje të planifikuara të energjisë në të gjithë vendin për të kursyer energji.

Ndërkohë që në Filipine, disa zyra qeveritare kanë mandatuar që stafi të punojë nga shtëpia të paktën një ditë në javë.

Një ditë më parë presidenti i SHBA, Donald Trump kërkoi ndihma nga shumë vende që të kontribuojnë në mbajtjen hapur të Ngushticës së Hormuzit.

Sipas tij shumë vende kanë shpallur gatishmërinë, ndërsa shumë aleatë të rëndësishëm ende hezitojnë të bëhen pjesë e kësaj lufte.

Thirrja e Trump në fakt, iu drejtohej më shumë atyre vendeve, ekonomia e të cilëve ishte e varuar drejtpërdrejtë nga nafta e Lindjes së Mesme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)