Lëvizte me të njëjtin motor, kapet autori i vendosjes së eksplozivit makinës së policit
Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e vendosjes së lëndës eksplozive në automjetin e efektivit të policisë. Autori i dyshuar është një 32-vjeçar me precedent kriminal i dënuar më parë në Itali për vjedhje me armë.
Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e vendosjes së lëndës eksplozive në automjetin e efektivit të policisë. Autori i dyshuar është një 32-vjeçar me precedent kriminal i dënuar më parë në Itali për vjedhje me armë.
Ai u kap me të njëjtin ciklomotor që kishte ditën e krimit.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në makinën e një efektivi policie në Lezhë. Uniformat blu bëjnë të ditur se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Zoomed In”.
Zbardhen autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie.
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit.
I arrestuari, shtetas me precedent në Itali, për vjedhje me armë.
Ai u kap duke lëvizur me ciklomotorin me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin.
Si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 15 mars 2026, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me lëndë plasëse, automjeti i punonjësit të Policisë, shtetasit Gj. Gj., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Zoomed In”.
Gjatë operacionit, u identifikua si rezultat i vëzhgimit të hollësishëm të një sërë pamjesh filmike të siguruara në akse të ndryshme, autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. Rr., 32 vjeç.
32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotorin, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për babanë e shtetasit F. Rr., shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.
Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Vijon hetimi në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Çaktivizimi i dy cisternave këtë të premte vjen pasi SHBA-të kryen sulme ndaj disa objektivave iraniane, në atë që Komanda Qendrore e quajti një përgjigje ndaj sulmeve të Iranit ndaj anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi përmes një videomesazhi lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të fshehë përmbajtjen e tij gjatë podcastit “Flasim”.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel te godina e Kryeministrisë në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një qytetar ka përplasur automjetin në shkallët e godinës.
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugëtimit europian, ndërsa u bëri thirrje socialistëve të ruajnë “kthjelltësinë dhe motivimin” përballë, sipas tij, forcave që kërkojnë të pengojnë reformat dhe procesin e integrimit në European Union.
Deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të diplomatëve europianë, të cilët kanë dalë publikisht në mbështetje të përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri.
Banorët e qytetit të Laçit janë zgjuar nga një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesit, pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një biznesi në një kompleks shërbimesh. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Një aksident me një të vdekur ndodhi në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku një aksident i rëndë rrugor i mori jetën një 57-vjeçari dhe la të plagosur tre persona të tjerë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po kalon një moment kyç në rrugëtimin e saj europian, ndërsa theksoi se marrëdhënia me Bashkimin Europian është sot më e afërt se kurrë më parë.
Kushte atmosferike të paqëndrueshme do të shoqërojnë vendin gjatë kësaj të diele, ndërsa qytetarët duhet të bëhen gati për një ditë me alternime të shpeshta të motit.
Komente (0)