Botoi libër për vdekjen e bashkëshortit, autoritetet e zbulojnë se e kishte vrarë vetë

Pas vdekjes, ajo publikoi një libër mbi përballimin e humbjes së një të afërmi, duke e përshkruar bashkëshortin si një baba të mrekullueshëm.

Burimi: BBC

17.03.2026. 07:31

Botoi libër për vdekjen e bashkëshortit, autoritetet e zbulojnë se e kishte vrarë vetë

Një proces gjyqësor aspak i zakontë ka përfunduar me shpalljen fajtore të Kouri Richins për vrasjen e bashkëshortit të saj, Eric Richins, në shtetin amerikan Utah.

Juria arriti në përfundimin se 35-vjeçarja e helmoi burrin në mars të vitit 2022 duke i dhënë një pije të përzier me fentanil, një substancë shumë e rrezikshme narkotike.

Gjatë gjykimit u paraqitën mbi 40 dëshmitarë, ndërsa prokuroria argumentoi se e pandehura kishte motive financiare dhe personale për të kryer krimin. Sipas hetimeve, Kouri Richins kishte grumbulluar borxhe të mëdha dhe kishte përfituar nga sigurimet e jetës së bashkëshortit. Po ashtu, ajo dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore dhe planifikonte një jetë të re.

Prokurori Brad Bloodworth deklaroi se ajo donte të largohej nga bashkëshorti, por jo nga pasuria e tij. Gjykata dëgjoi gjithashtu se ajo kishte tentuar më herët ta helmonte Eric Richins, duke i shtuar gradualisht dozën e substancës deri në vdekje.

Pas vdekjes, ajo publikoi një libër mbi përballimin e humbjes së një të afërmi, duke e përshkruar bashkëshortin si një baba të mrekullueshëm. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Eric Richins vdiq nga mbidoza e fentanilit.

Kouri Richins pritet të përballet me një dënim të rëndë, që mund të shkojë nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)