Champions League rikthehet në këtë mbrëmje me disa ndeshje të mëdha që do të përcaktojnë dhe çerekfinalistet e para për kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Disa nga skuadrat më të mëdha do të dalin në fushë këtë mbrëmje me një objektiv të vetëm që është kualifikimi.
Sytë e gjithë botës pritet të jenë sërish në përballjen mes Manchester City dhe Real Madrid. Vendasit do të tentojnë të bëjnë një përmbysje të madhe, pasi madrilenët i mundën pastër 3-0 në Santiago Bernabeu.
Po ashtu Chelsea ka një mision të vështirë përballë Paris Saint-Germain, me francezët që kanë avantazhin 5-2 nga ndeshja e parë.
Ndërkohë, Arsenali dhe Bayer Leverkusen janë në një ndeshje të hapur me Topçinjë që kanë avantazhin fushë. Përballja e parë mes tyre u mbyll në barazim 1-1.
Sfida e fundit e mbrëmjes është ajo mes Sportingut të Lisbonës dhe Bodo/Glimt me këta të fundit që vijojnë të jenë “hirushja” e këtij kompeticioni për këtë sezon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)