Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, zuri vendin e tetë në slalomin në Ore të Suedisë. Ajo regjistroi kohën e përgjithshme 1‘45“44.
Ashtu siç pritje, gara rezultoi e vështirë për Colturin, e cila në lëshimin e parë (Koha 51.26) u rendit e gjashta, ndërsa në lëshimin e dytë (Koha 54.18) mori vetëm pozitën e 22-të.
Sa i takon top-3, vendi i parë i takoi amerikanes Mikaela Shiffrin, e ndjekur më pas nga Emma Aicher (Gjermania) dhe Ëendy Holdner (Zvicër). Kupa e Botës për Skitë Alpine të vajzave mbetet mjaft interesante për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)