Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 14 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një ndeshje me shumë emocione dhe kthesa ka dhuruar përballja mes Vorës dhe Partizanit në kuadër të Kategoria Superiore, ku gjithçka u vendos vetëm në minutat e fundit.
Një ndeshje me shumë emocione dhe kthesa ka dhuruar përballja mes Vorës dhe Partizanit në kuadër të Kategoria Superiore, ku gjithçka u vendos vetëm në minutat e fundit. Të kuqtë arritën të shmangin humbjen, duke barazuar 2-2 në një sfidë ku vendasit ishin shumë pranë një fitoreje të rëndësishme.
Takimi i zhvilluar në Vorë nisi me shumë energji nga vendasit, të cilët treguan dëshirë dhe agresivitet në lojë. Skuadra e Vorës arriti të kalojë në avantazh falë golit të Luis Felipe, duke entuziazmuar tifozët vendas.
Pak më vonë, vendasit goditën sërish. Chibuike Ohaegbulam dyfishoi shifrat, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke e vendosur Partizanin në një situatë të vështirë.
Megjithatë, reagimi i të kuqve erdhi para përfundimit të pjesës së parë. Doumbia arriti të shkurtojë diferencën, duke rikthyer shpresat për skuadrën kryeqytetase dhe duke e mbajtur ndeshjen të hapur për pjesën e dytë.
Në fraksionin e dytë të lojës, Partizani u përpoq të gjente golin e barazimit dhe krijoi disa raste, por goli i shumëpritur erdhi vetëm në momentet e fundit të sfidës, kur një autogol i vendasve bëri që rezultati të fiksohej në 2-2.
Pas këtij barazimi, skuadra e drejtuar nga trajneri Kërnaja mban vendin e katërt në renditje me 43 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e tetë me 27 pikë.
Pas dy vitesh larg futbollit profesionist, ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, mund të rikthehet sërish në “Santiago Bernabéu”, këtë herë në një rol drejtues jashtë fushës.
21:25 19 min më parë30.04.2026.
Autori
Debati mbi situatën e arbitrimit në futbollin italian vijon të ndizet, ndërsa ish-presidenti i Inter Milan, Massimo Moratti, ka minimizuar zhvillimet e fundit, duke i cilësuar ato larg përmasave të skandalit të Calciopolit.
20:39 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarët iranianë kanë anuluar pjesëmarrjen pasi kanë pretenduar se janë trajtuar në mënyrë ofenduese nga policia e emigracionit në aeroportin e Torontos.
20:36 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Nga dëshmitë e arbitrave ka dalë se i ashtuquajturi “sistemi Rocchi” nuk ishte i panjohur brenda Shoqatës Italiane të Arbitrave. Dyshohet për emërime të paracaktuara, me qëllim favorizimin e arbitrave të afërt me ish-drejtuesin.
17:01 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”
13:30 8 h më parë30.04.2026.
Autori
Sulmuesi i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk, është pezulluar 4 vite për shkelje të rregullave antidoping, ndërsa ka nisur menjëherë apelimin në CAS.
23:04 22 h më parë29.04.2026.
Autori
Barazim 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Ëanda Metropolitano”. Julian Alvarez me penallti iu përgjigj avantazhit të anglezëve me 11-metërshin e Gyökeres.
22:59 22 h më parë29.04.2026.
Autori
Sipas rregullit të ri çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa flet me një kundërshtar në fushë do të ndëshkohet në të ardhmen me një karton të kuq të drejtpërdrejtë. Po ashtu të gjithë lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste do të përjashtohen me karton të kuq.
14:10 1 ditë më parë29.04.2026.
Autori
Një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Ligës së Kampionëve u zhvillua në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munich me rezultatin 5-4 në sfidën e parë gjysmëfinale.
22:59 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Komente (0)