“Lamtumirë vit i vjetër”, tradita e veçantë e djegies së pemës së Krishtlindjes

Pas përfundimit të festave, besimtarët ndjekin ritualin e djegies së pemëve më 19 janar, kjo është edhe dita e Ujit të Bekuar.

15.01.2026. 11:55

“Lamtumirë vit i vjetër”, tradita e veçantë e djegies së pemës së Krishtlindjes

Një traditë e lashtë, që vazhdon të mbahet në jetë edhe në kohët moderne. Në pjesën qendrore të Gjeorgjisë, banorët nuk ka hequr dorë nga djegia e pemëve dekorative të Krishtlindjes, të quajtura chichilaki.

Ky zakon është pjesë e ritualeve të fundvitit. Tradita simbolizon ndarjen nga viti i vjetër dhe pritjen e Vitit të Ri me shpresë dhe pastrim shpirtëror. Pemët që njihen me emrin lokal Chichilaki, përgatiten nga degë të thara të arrës ose lajthisë. Ato vendosen tradicionalisht në shtëpi për Krishtlindjen Ortodokse Gjeorgjiane, e cila festohet në datën 7 janar.

Ndryshe nga pemët moderne të Krishtlindjes, ato kanë formë konike dhe janë të punuara në mënyrë artizanale. Pas përfundimit të festave, besimtarët ndjekin ritualin e djegies së pemëve më 19 janar. Kjo është edhe dita e Ujit të Bekuar.

Sipas besimit popullor, zjarri merr me vete fatkeqësitë, problemet dhe energjitë negative të vitit që lamë pas. Kjo traditë e rrallë vazhdon të ruhet si pjesë e identitetit kulturor gjeorgjian dhe mbetet një nga simbolet më të veçanta të festave dimërore në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)