Një histori e jashtëzakonshme humanizmi vjen nga mjekësia moderne, ku një burrë që mbante antitrupa shumë të rrallë kundër sëmundjes Rhesus ka dhuruar plazmën e tij çdo javë për plot 60 vite. Kjo gjendje e tij, ka kontribuar në shpëtimin e jetëve të afro 2,4 milionë foshnjeve në mbarë botën. Ai ishte australian dhe quhej James Harrison.
I njohur ndryshe edhe si “Njeriu me krahun e artë”, ai u nda nga jeta në mars të vitit 2025. Por, falë dhurimeve të tij të vazhdueshme, u bë i mundur prodhimi i imunoglobulinës anti-D, një trajtim jetik për parandalimin e sëmundjes Rhesus. Kjo njihet ndryshe edhe si sëmundja Hemolitike e të Porsalindurit.
Sëmundja Rhesus ndodh kur një nënë me faktor gjaku Rh-negativ zhvillon antitrupa që sulmojnë qelizat e kuqe të gjakut të fetusit Rh-pozitiv. Kjo gjendje mund të shkaktojë anemi të rëndë, verdhëz, dëmtime të trurit dhe nëse nuk trajtohet në kohë, në rastet më të rënda shkakton vdekjen e foshnjes.
Ekspertët theksojnë se pa këto dhurime afatgjata dhe të rregullta të plazmës, miliona jetë do të kishin qenë në rrezik. Pa superfuqi dhe pa famë, ky burrë u shndërrua në një hero të heshtur. Një dëshmi se këmbëngulja dhe përkushtimi mund të ndryshojnë historinë e shëndetit global.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)