Sa e “vështirë” për burrat... në maternitet! “Lindja e foshnjës dhe ‘rilindja’ e babait”

Një moment i pazakontë në sallën e lindjes është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një baba humbi ndjenjat pikërisht në çastin kur bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre.

Burimi: Daily Mail

27.04.2026. 19:10

Sa e “vështirë” për burrat... në maternitet! “Lindja e foshnjës dhe ‘rilindja’ e babait”

Një moment i pazakontë në sallën e lindjes është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një baba humbi ndjenjat pikërisht në çastin kur bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre.

Ngjarja ndodhi më 18 prill në një spital në Criciúma, Brazil, ku Maicon Pedroso po qëndronte pranë bashkëshortes së tij, Mariane Felippe, gjatë një lindjeje me operacion cezarian. Teksa gjithçka po shkonte normalisht, situata mori një kthesë të papritur në momentin e lindjes së foshnjës.

Sipas pamjeve të publikuara, Maicon, i cili mbante dorën e bashkëshortes, papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua. Personeli mjekësor ndërhyri menjëherë, duke e shtrirë në tokë dhe duke i dhënë ndihmën e parë.

Vetë babai tha më pas për mediat lokale: “Nuk mbaj mend asgjë nga momenti kur lindi foshnja”. Ndërkohë, fotografet e lindjes që ishin të pranishme kujtuan se gjithçka po zhvillohej qetësisht deri në atë moment: “Në orën 08:24, pikërisht kur lindi foshnja, babai u rrëzua pa ndjenja”.

Fatmirësisht, Maicon u rikuperua shpejt dhe arriti të ishte pranë vajzës së tij pas lindjes. Çifti ka edhe një vajzë tjetër më të madhe, ndërsa kjo lindje ishte pa komplikacione për nënën dhe foshnjën.

Videoja e momentit është parë rreth 19 milionë herë në internet, duke marrë reagime të shumta. Njëri prej tyre shkroi: “Gratë nuk e kuptojnë sa e vështirë është për baballarët”, ndërsa një tjetër komentoi: “Lindja e foshnjës dhe ‘rilindja’ e babait”.

Në fund, nëna, babai dhe foshnja u kthyen në shtëpi me shëndet të plotë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)