Zgjedhjet në Kosovë, Kurti mesazh numëruesve dhe vëzhguesve: Ruani vullnetin e popullit!

Kandidati për kryeministër në Kosovë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje që komisionerët e vëzhguesit të ruajnë votat, tashmë kur ka përfunduar procesit i votimit dhe ka filluar numërimi.

28.12.2025. 19:59

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti mesazh numëruesve dhe vëzhguesve: Ruani vullnetin e popullit!

Prej rreth një ore tashmë qendrat e votimit në të gjithë Kosovën janë mbyllur dhe procesi i numërimit për partitë politike ka nisur, ndërssa rezultatet e para pritet të publikohen në vijim.

Në pritje të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka reaguar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili u ka bërë thirrje numëruesve që të mbrojnë vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët.

Sipas Kurtit sytë dhe veshët e krejt Kosovës tashmë janë te komisionerë dhe vëzhguesit, për të siguruar që procesi të jetë demokratik dhe i pavarur deri në fund.

“Mirëmbrëma të gjithëve, Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij. E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare. Ju falemnderit e mirupafshim”, deklaron Kurti.

Sakaq, rezultatet e Exit Poll-eve në Kosovë e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje fituese të këtyre zgjedhjeve, me një rezultat që mund të arrijë në rreth 43-45% të votave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)