Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë bindshëm zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë. Partia e drejtuar nga Albin Kurti, kur janë numëruar 96.36% e votave sipas shifrave të afishuara në faqen e KQZ-së.
Në daljen e pestë për mediat gjatë kësaj maratone zgjedhore, kreu i KQZ-së në Kosovë, Kreshnik Radoniqi publikoi rezultatet preliminare për këto zgjedhje duke konfirmuar fitoren e VV-së.
Ai bëri të ditur se Vetëvendosje ka marrë 49,79% të votave, ndërsa eforcë e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,18% dhe e treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,77%.
“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet dhe do të shfaqen në platformë, por rezultati i 95.99 për qind e vendvotimeve është ky, shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat e diasporës, me kusht dhe me nevoja të veçanta. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i subjekteve politike do të fillojë nesër në orën 12:00 për shkak se i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës, dhe fillimi do të filloj prej orës 12:00”, sqaroi Radoniqi.
REZULTATET PRELIMINARE:
1. Lëvizja Vetëvendosje (VV) - 49,79%
4. AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5,74%
5. Srpska Lista – 3,87%
6. NISMA Socialdemokrate – 1,72%
7. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0,63%
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 0,46%
9. Koalicija Vakat – 0,45%
10. Nova Demokratska Stranka – 0,40%
11. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 0,30%
12. Socialdemokratska Unija (SDU) – 0,28%
13. Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 0,21%
14. PSA – 0,20%
15. PAI–PDAK–LPB – 0,19%
16. Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 0,17%
17. Lëvizja Përparimtare – Romët e Kosovës (LPRK) – 0,15%
18. Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 0,10%
19. FJALA – 0,10%
20. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 0,09%
21. Iniciativa Qytetare për Kosovën – 0,08%
22. Kosovski Savez – 0,05%
23. Kosovaki Nevi Romani Partia – 0,03%
24. Nezmdin Sejdiu – 0,03%
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)