Ambasadori amerikan në NATO takon Albulena Haxhiun: Interesa të përbashkëta për sigurinë

Ambasada amerikane në Prishtinë bëri të ditur se vizita e Whitaker shërben si mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe për rolin e Kosovës në arkitekturën rajonale të sigurisë.

Burimi: REL

21.04.2026. 21:18

Ambasadori amerikan në NATO takon Albulena Haxhiun:  Interesa të përbashkëta për sigurinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker nisi një vizitë dyditore në Kosovë, ku është pritur nga drejtuesit më të lartë institucionalë dhe ushtarakë të vendit.

Whitaker zhvilloi një takim me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet politike në vend, situata e sigurisë në rajon dhe rëndësia e koordinimit të ngushtë mes aleatëve për përballimin e sfidave aktuale.

Pas takimit, Presidenca njoftoi se Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e Uashingtonit në forcimin e partneritetit strategjik dhe stabilitetit rajonal.

Në një deklaratë të veçantë, Ambasada amerikane në Prishtinë bëri të ditur se vizita e Whitaker shërben si mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe për rolin e Kosovës në arkitekturën rajonale të sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ambasadori amerikan u takua edhe me komandantin e misionit të KFOR, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash, i cili e informoi për situatën aktuale të sigurisë dhe rolin e misionit në ruajtjen e stabilitetit.

Vizita e Whitaker në Prishtinë konsiderohet pjesë e një turi rajonal, pas ndalesave të tij në Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci, me fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)