Regjisori i famshëm hollivudian Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij gjenden të pajetë
Hollywood-i është tronditur nga lajmi se regjisori legjendar Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Reiner, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Los Anxhelos, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet.
Regjisori dhe aktori i njohur hollivudian Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Reiner, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Los Anxhelos, në një ngjarje që autoritetet po e hetojnë si vdekje të dyshimtë. Policia dhe zjarrfikësit u thirrën pasditen e së dielës në një zonë luksoze të lagjes Brentwood, e njohur për rezidencat e figurave të famshme.
Sipas policisë së Los Anxhelosit, një burrë 78-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u shpallën të vdekur në vendngjarje. Megjithëse autoritetet nuk i identifikuan zyrtarisht viktimat, një deklaratë e familjes për mediat amerikane konfirmoi se bëhet fjalë për Rob dhe Michele Reiner. “Jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur dhe kërkojmë privatësi në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë,” thuhet në reagim.
Foto: AP/Ethan Swope
Policia bëri të ditur se nuk ka ende persona të arrestuar dhe as të dyshuar, ndërsa detajet mbi rrethanat e vdekjes, plagët e mundshme apo përdorimin e ndonjë arme nuk janë bërë publike. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga zyra e mjekësisë ligjore.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e cilësoi Reiner si një “gjeni zemërgjerë” të kinemasë amerikane, ndërsa ish-presidenti Barack Obama vlerësoi ndikimin e tij kulturor dhe angazhimin për drejtësi sociale.
Rob Reiner ishte një nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, autor i filmave klasikë si The Princess Bride, When Harry Met Sally, Misery dhe A Few Good Men. Michele Reiner ishte fotografe, producente dhe bashkëthemeluese e një agjencie artistike. Çifti ishte i njohur edhe për angazhimin e tyre në kauza sociale dhe bamirëse.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sali Berisha kërkoi edhe njëherë nga mazhoranca që të çojë në Kuvend raportin për imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, socialistët po shkelin Kushtetutën me qëndrimin e tyre.
Lëvizja e Spanjës vjen pasi baza britanike në Akroitiri u godit nga një dron iranian, i lëshuar nga Libani të dielën e kaluar, duke ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me standardin e mbrojtjes ajrore lokale.
Deputeti socialist Braçe ka debatuar me ministren Kumbaro për vënien në funksion të shkollës “11 janari”, rindërtimi i së cilës është vonuar përtej afateve.
Cillian Murphy ka thënë se është "jashtëzakonisht përulëse" të shohësh pasionin për Peaky Blinders, ndërsa ai ripërsërit rolin e tij të si Tommy Shelby në një film artistik.
Harry Styles ka folur për herë të parë rreth vdekjes së mikut të tij të ngushtë dhe shokut të grupit One Direction, Liam Payne, duke pranuar se kjo e bëri të rivlerësonte jetën e tij.
Ka patur problem me autoritetet pas eventit në një klub në vitin 2024, Gjykata Federale Administrative konfirmoi vendimin që të mos shkelë në këtë vend për dy vite.
Aktori i njohur amerikan, Robert De Niro akuzoi presidentin Trump se është një armik i popullit që do të lejë pasoja për SHBA dhe kur të largohet nga detyra.
Komente (0)