Këngëtares Soni Malaj i ndalohet hyrja në Zvicër, ja arsyeja e vendimit
Ka patur problem me autoritetet pas eventit në një klub në vitin 2024, Gjykata Federale Administrative konfirmoi vendimin që të mos shkelë në këtë vend për dy vite.
Këngëtares së njohur shqiptare, Soni Malaj i është ndaluar hyrja në Zvicër për një periudhë 2-vjeçare, pas problemeve ligjore që lidhen me një vizitë të saj në pranverën e vitit 2024. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata Federale Administrative. Çështja lidhet me ngjarjen e prillit 2024, kur këngëtarja udhëtoi drejt Zvicrës dhe një ditë më pas u kontrollua dhe u arrestua në zonën VIP dhe prapa skenës së “Boleros Club”.
Kontrolli u zhvillua në kuadër të një operacioni të gjerë të policisë së kantonit të Zyrihut, gjatë një feste me rastin e Bajramit. Aty pritej të performonin disa artistë shqiptarë. Sipas autoriteteve, disa prej tyre nuk dispononin lejet e nevojshme të punës. Prokuroria lëshoi menjëherë një dekret akuzë, duke e shpallur Malajn fajtore për hyrje të qëllimshme të paligjshme dhe ushtrim aktiviteti fitimprurës pa leje. Ajo u dënua me një gjobë me kusht prej 70 ditësh me nga 30 franga secila, si dhe me një gjobë shtesë prej 400 frangash. Më pas, këngëtarja tërhoqi ankesën, duke e bërë vendimin përfundimtar.
Njëkohësisht, Sekretariati Shtetëror për Migracionin vendosi ndalim-hyrjeje dyvjeçar në Zvicër dhe Lihtenshtejn, si dhe e regjistroi emrin e saj në sistemin e informacionit “Schengen” për të mos i lejuar hyrjen. Kjo do ta pengonte këngëtaren që të udhëtonte në shumicën e vendeve europiane. Malaj kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se udhëtimi kishte qenë privat, se nuk kishte planifikuar të performonte dhe se emri i saj ishte vendosur në fletëpalosje vetëm për qëllime promovuese. Ajo theksoi gjithashtu se djali i saj i mitur jeton me të atin në Itali.
Foto nga web
Ankesa u pranua pjesërisht dhe autoritetet hoqën emrin e saj nga sistemi Schengen, por Gjykata Federale Administrative konfirmoi ndalimin e hyrjes në Zvicër, duke e konsideruar masën proporcionale. Sipas gjykatës, shpjegimet e artistes ishin të paqarta, ndërsa fakti që biletat e avionit ishin paguar nga menaxheri dhe se emri i saj figuronte në materialet promovuese binte ndesh me pretendimin për një vizitë thjesht private. Falë pranimit të pjesshëm të ankesës, Soni Malaj do të paguajë vetëm një pjesë të shpenzimeve gjyqësore dhe do të përfitojë 900 franga zvicerane si kompensim për asistencën ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi se "Operacioni Epik Fury" ka përfunduar. "Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni", u thotë Rubio gazetarëve dhe thotë se faza ofensive e luftës me Iranin ka "mbaruar".
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Anija turistike holandeze ku shpërtheu hantavirusi në bord do të lundrojë drejt Ishujve Kanarie, tha Spanja. Ministria e shëndetësisë e Spanjës tha se zyrtarët po përcaktojnë se cilët pasagjerë kërkojnë evakuim urgjent nga Kepi i Gjelbër, ku anija është aktualisht e ankoruar.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Lançimi më 10 korrik, do të përmbajë gjithsej 14 këngë. Para publikimit do të promovohet me këngën “In the Stars”, e cila ka ritëm të gjallë dhe atmosferë energjike.
Aktorët Blake Lively dhe Justin Baldoni kanë zgjidhur një padi që pasoi xhirimet e filmit të vitit 2024 "It Ends With Us". Marrëveshja vjen vetëm dy javë para një gjyqi të planifikuar, ku të dy yjet pritej të dëshmonin.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar të hënën, avokati i saj u deklarua fajtor në emër të artistes për “drejtim të pakujdesshëm me përfshirje të alkoolit ose substancave”.
Komente (0)