Lehtësoi jetën e miliarda shoferëve me shpikjen e tij, ndërron jetë James Moylan

James Moylan, shpikësi i shigjetës në kroskot që tregon se në cilën anë të makinës ndodhet vendi nga hidhet karburanti, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Burimi: Dailymail

29.12.2025. 11:24

Lehtësoi jetën e miliarda shoferëve me shpikjen e tij, ndërron jetë James Moylan

James Moylan, shpikësi i shigjetës në kroskot që tregon se në cilën anë të makinës ndodhet vendi nga hidhet karburanti, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Shpikja e tij, realizuar në fund të viteve 1980, ua ka bërë jetën më të lehtë miliarda shoferëve në mbarë botën. Moylan ndërroi jetë në spitalin Henry Ford në Detroit, ndërsa rrethanat e saktë të vdekjes nuk janë bërë publike.

Ideja e tij u lind në një ditë me shi prilli 1986, kur ai, duke qenë punonjës i Ford, ndaloi për karburant dhe vendosi makinën në anën e gabuar të pompës. Teksa u lag në shi, Moylan kuptoi nevojën për një tregues të thjeshtë në panelin e makinës që të shmangte gabime të tilla. Ai propozoi menjëherë një skicë për një tregues që tregonte kapakun e karburantit, dhe pas shtatë muajsh, drejtuesi i dizajnit e miratoi idenë.

Shigjeta u vendos në modelet Ford Escort dhe Mercury Tracer të vitit 1989 dhe më pas u përhap në shumë modele të tjera, duke u bërë një element standard në pothuajse çdo makinë në botë. Moylan, i lindur në Detroit më 19 dhjetor 1944, punoi për Ford për më shumë se 30 vjet dhe doli në pension në vitin 2003.

Ai la pas gruan Kathleen Moylan dhe tre fëmijët, Andrew, Elizabeth dhe Kara. Sot, shigjeta e tij është një funksion, jo vetëm për makinat me karburant, por edhe për automjetet hibride dhe elektrike, duke treguar vendndodhjen e portave të karikimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)