Aktori amerikan George Clooney, gruaja e tij Amal dhe dy fëmijët e tyre janë pajisur me shtetësi franceze. Lajmi u mësua zyrtarisht nga Journal Officiel, ku publikohen dekretet e qeverisë franceze.
Në një intervistë për revistën Esquire më herët këtë vit, George Clooney tha se familja e tij vendosi të shpërngulej në Francë sepse ai ishte i shqetësuar për rritjen e fëmijëve në Los Angeles, nën kulturën e Hollywoodit.
"Nuk dua që ata të ecin përreth të shqetësuar për paparacët. Nuk dua që të krahasohen me fëmijët e famshëm të dikujt tjetër", shtoi ai.
Çifti kanë një fermë në Brignoles, në jug të Francës, të cilën e bleu në vitin 2021.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)