Rikthim i befasishëm në moshën 61-vjeçare, Rocco Siffredi sërish në setin e filmave

Aktori i njohur i filmave për të rritur surprizon me një tjetër rikthimin, këtë herë si protagonist i një projekti digjital, që thyen rregullat tradicionale të industrisë.

09.01.2026. 21:48

Rikthim i befasishëm në moshën 61-vjeçare, Rocco Siffredi sërish në setin e filmave

Rocco Siffredi sërish përpara kamerës. Në moshën 61-vjeçare, pas disa njoftimeve për tërheqje nga seti kinematografik, aktori i njohur i filmave për të rritur surprizon me një tjetër rikthimin, këtë herë si protagonist i një projekti digjital, që thyen rregullat tradicionale të industrisë.

Ky rikthim nuk është as provokim dhe as nostalgji. Siffredi e cilëson si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të menduar mirë. Nuk është hera e parë që thotë lamtumirë e më pas rikthehet: kishte bërë të njëjtën gjë në moshën 40, 50 dhe 55-vjeçare. Megjithatë, këtë herë konteksti është krejt ndryshe.

Projekti i ri quhet “My Fantasy with Rocco” dhe është konceptuar për universin digjital, ku hierarkitë e vjetra të pornografisë tradicionale janë zëvendësuar nga krijuesit e pavarur. Në këtë realitet të ri, protagonistet nuk janë më thjesht interpretues, por sipërmarrës që kontrollojnë dhe zotërojnë përmbajtjen e tyre.

Sipas Siffredit, rikthimi nuk lidhet vetëm me dëshirën për të surprizuar publikun, por me nevojën për të sfiduar veten. “Pyeta veten nëse isha ende i aftë dhe nëse vajzat do të donin të xhironin me mua”, shprehet ai, duke shtuar se pikërisht këto dyshime e shtynë të rikthehej në set. Kthimi nuk ka qenë i lehtë. Ai ka kërkuar përgatitje të fortë fizike, stërvitje intensive dhe shumë përkushtim.

Siffredi thekson se ka zgjedhur të shmangë çdo rrugë të shkurtër, duke u mbështetur vetëm në performancë natyrale, edhe pse kjo do të thoshte të vinte në diskutim përvojën e tij shumëvjeçare. Në moshën 61-vjeçare, Rocco Siffredi tregon se vazhdon të sfidojë kufijtë e vet, në një industri që ndërkohë ka ndryshuar rrënjësisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)