William Shatner, i njohur për publikun si kapiteni Kirk i anijes kozmike “Enterprise” në filmin e famshëm Star Trek, njoftoi një ndryshim surprizues në karrierën e tij. Nga idhull i ekranit të vogël nëpërmjet serialit televiziv, në moshën 94-vjeçare ai ka realizuar një album me muzikë heavy metal, që do të publikohet në vitin 2026.
Në një postim në rrjetet sociale, Shatner shkruante: “Kam eksploruar hapësirën. Kam eksploruar kohën. Tani eksploroj një ndryshim rrënjësor”, duke publikuar një foto ku mban një kitarë elektrike dhe duket gati për tu ngjitur një skenë të zjarrtë.
Albumi nuk është një vepër nostalgjike. Shatner premton “35 virtuozë të metalit, goditje me kitarë dhe kaos me kuptim”. Projekti përfshin interpretime të legjendave si Black Sabbath, Iron Maiden dhe Judas Priest, si dhe këngë origjinale të krijuara nga vetë aktori. Ky projekt bashkon kulturën pop dhe metalin klasik, dy botë që duket se janë larg, por të lidhur nga mitologjia e fuqishme dhe bazat e fansave besnikë.
Shatner u bë simbol global në vitet ’60 falë rolit të kapitenit James T. Kirk, por karriera e tij nuk u ndal në fantashkencë. Ai luajti në serialin T. J. Hooker dhe fitoi vlerësime me rolin e avokatit ekscentrik Denny Crane në Boston Legal, për të cilin mori dy çmime “Golden Globe” dhe një “Emmy”. Në vitin 2021, ai shkruajti një tjetër kapitull legjendar në biografinë e tij, duke fluturuar me anijen kozmike “Blue Origin” dhe në moshën 90-vjeçare, u bë njeriu më i moshuar që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)