Policia e Shkodrës ka finalizuar hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re. Si rezultat i punës hetimore, janë arrestuar dy persona të dyshuar si përgjegjës për krimin. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.
Ata akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, si edhe për armëmbajtje pa leje. Trupi i pajetë i të riut ishte gjetur në oborrin e banesës së tij, ndërsa ngjarja kishte shkaktuar reagime dhe shqetësim në komunitetin lokal.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”. Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re.
Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;
V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri,
për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)