Begaj kujton Besëlidhjen e Lezhës: Triumfoi bashkimi mbi përçarjen, standard dhe sot

Kreu i shtetit Bajram Begaj ka përkujtuar sot 582 vjetorin e Besëlidhes së Lezhës për të dhënë një mesazh se triumfi i bashkimit mbi përçarjen duhet të jetë standard në politikën e sotme.

02.03.2026. 08:46

"Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale, interesi i përbashkët mbi interesin individual.
Sot, 582 vite më pas, ajo mbetet një standard sjelljeje politike dhe institucionale. Një kujtesë se forca jonë si komb nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.
Nën frymën e vizionit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, shqiptarët  vepruan si një trup i vetëm dhe u bënë pjesë e historisë evropiane të qëndresës, dinjitetit dhe lirisë.", shkruan presidenti Begaj në rrjetet sociale. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)