Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme disa autobusë të linjave urbane në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, tre autobusa, të cilët kishin dalë jashtë përdorimit, ishin parkuar pranë njëri-tjetrit, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Për pasojë, e gjithë zona u mbulua nga re të dendura tymi toksik, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth dhe te autoritetet lokale. Kjo bëri që në vendngjarje të shkonin menjëherë shërbimet e zjarrfikësve, të cilët arritën të vendosnin flakët nën kontroll.
Sipas autoriteteve nuk raportohen persona të lënduar nga ngjarja dhe u dha garanci se nuk ka rrezik as për zonat e banuara. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe hetimet vijojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)