3 shtetase të huaja të arrestuara për prostitucion, 6 persona nën hetim

Operacioni “Rental House” në Tiranë, kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i Parë”, ku ushtronin veprimtarinë e paligjshme.

31.12.2025. 11:44

3 shtetase të huaja të arrestuara për prostitucion, 6 persona nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Rental House”, në kuadër të goditjes së rasteve të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira. Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan tre shtetase të huaja, dy me shtetësi kineze, T. L. dhe Y. J., si dhe një shtetase tajlandeze, B. S.

Sipas hetimeve paraprake, ato kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i Parë”, ku ushtronin veprimtarinë e paligjshme. Nga kjo veprimtari dyshohet se kanë përfituar edhe gjashtë shtetas të tjerë, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe katër telefona celularë, të cilët do t’i shërbejnë hetimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)