Rikthehen reshjet, dëborë deri në 700 metra

Vendi ynë do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore.

02.01.2026. 09:05

Rikthehen reshjet, dëborë deri në 700 metra

Gjatë ditës së sotme, e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me vranësira dhe reshje në pjesën më të madhe të territorit. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore, kryesisht në orët e para të ditës, do të ketë intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen herë pas here me reshje shiu me intensitet të ulët në shumicën e zonave. Në periudha të shkurtra dhe në mënyrë lokale, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit priten reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë.

Në zonat malore, veçanërisht në Alpe dhe në relievet lindore e juglindore, në lartësitë mbi 700–800 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 18 m/s.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)