Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSH, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Brands 2”.
Gjatë operacionit u zbuluan në Kamëz një magazinë ku stampoheshin veshje kontrabandë me logo false të markave të njohura ndërkombëtare. Si rezultat, u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi tjetër turk M. K., 50 vjeç, ndërsa tre punonjëse të magazinës, L. M., Sh. M. dhe Sh. B., do tw procedohen në gjendje të lirë.
Policia sekuestroi sasi të madhe veshjesh dhe këpucësh, makineri lazer për printim dhe stampim, stampa dhe logot e markave ndërkombëtare, një celular dhe dokumente të tjera që do të shërbejnë hetimit. Operacioni u organizua pas administrimit të informacionit se në Kamëz magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave u vendoseshin logo false.
Në ndërhyrje u konstatuan mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor dhe pajisje për falsifikimin e logove në veshje dhe këpucë. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit 50-vjeçar të shpallur në kërkim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)