Shtireshin si agjentë imobiliarë, u vidhnin para njerëzve me premtimin se do t’iu blinin apartamente

Operacioni i koduar “Agjentët e rremë”, arrestohen në Tiranë çifti i bashkëjetuesve 39 dhe 34 vjeç.

31.01.2026. 14:57

Shtireshin si agjentë imobiliarë, u vidhnin para njerëzve me premtimin se do t’iu blinin apartamente

Një çift bashkëjetuesish kishin gjetur një mënyrë jetese, duke u shtirur si agjentë imobiliarë dhe mashtronin njerëzit se do t’iu blinin apartamente. Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, të cilët u merrnin shifra të mëdha parash qytetarëve, duke i mashtruar.

Madje ata falsifikonin mandate banke, për ti bindur qytetarët se paratë e tyre ishin depozituar. Forcat e rendit ndaluan shtetasin 39-vjeçar me inicialet E. R., dhe partneren e tij, me të cilën burri bashkëjetonte, V. Z., 34 vjeçe.

Dyshja e mashtruesve ia paraqiste mandatet e falsifikuara edhe shoqërive që operojnë në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh. Operacioni u krye pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se iu kishin dhënë shuma parash këtyre dy shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)