Ish deputeti demokrat Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

Dashnor Sula, ish deputet i Partisë Demokratike është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Ai zvendëson në këtë detyrë Shkëlqim Hajdarin, i cili u bë prefekt i Tiranës.

06.02.2026. 12:13

Ish deputeti u rendit i pari në garë me 5 kandidatë te tjerë. 

Në zgjedhjet e 11 majit ai nuk pranoi të kandidonte në listën e hapur të PD-së, duke qenë se u rendit i pari për qarkun e Elbasanit në primare. Prej atëherë ai u bë një zë kritik ndaj lidershipit demokrat. 

Megjithatë Sula nuk është i pari demokrat që i ofrohet post nga socialistët. Ish deputetja Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë e spitalit të Elbasanit. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)