Miratohet amnistia penale, Lamallari: 447 të burgosur lirohen nga burgu menjëherë
Qeveria ka miratuar amnistië penale dhe lajmi bëhet i ditur nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Përmes një video në rrjetet sociale ai thotë se 447 persona përfitojnë lirinë e menjëhershme nga burgu e mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.
Qeveria ka miratuar amnistië penale dhe lajmi bëhet i ditur nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Përmes një video në rrjetet sociale ai thotë se 447 persona përfitojnë lirinë e menjëhershme nga burgu e mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.
"“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një muaj më parë dhe nga sot ky vendim depozitohet në Kuvend. Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se plot 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.
Teksa pritet zbatimi i amnistisë së re, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka gjetur parregullsi në zbatimin e amnistisë penale të kaluara përsa i përket problematikave në procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real. Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”, thotë Lamallari.
Amnistia do tëkalojë për shqyrtim në Parlament për të nisur efektet e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Autoriteti gjerman i konkurrencës ka gjobitur kompaninë Amazon me 59 milionë euro për shkelje të rregullave të tregut, duke argumentuar se gjiganti amerikan ka diktuar në mënyrë të paligjshme politikën e çmimeve për tregtarët që operojnë në platformën e tij.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ka bërë “më shumë për fenë se çdo president tjetër” gjatë një fjalimi në Mëngjesin e 74-t Kombëtar të Lutjeve, të mbajtur të enjten në Uashington.
Irani ka prezantuar atë që e cilëson si raketën e tij më të fuqishme, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon pas luftës 12-ditore me Izraelin verën e kaluar.
Disa nga atletet në “Milano-Cortina 2026” ngritën pyetjet nëse shërbente për të larë këmbët apo për të pastruar pajisjet sportive. Një gazetare madje shpërndau edhe kërkimin online se si përdoret.
Policia e Fierit njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve i referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit e përfshirë në ngjarje.
Dy stomatologët që kanë në pronësi klinikën akuzohen edhe për mashtrim, si edhe për vazhdim të aktivitetit në mënyrë të paligjshme, edhe pas ngjarhjes së rëndë.
Rrugët në disa pjesë të qytetit janë përmbytur përsëri, duke krijuar problematika në disa zona urbane. Më serioze u shfaq situata përreth stadiumit “Niko Dovana”.
Teksa pritet zbatimi i amnistisë së re, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka gjetur parregullsi në zbatimin e amnistisë penale të kaluara përsa i përket problematikave në procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Në një dalje për mediat kreu i demokratëve Sali Berisha akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, se ka censuruar mesazhin e DASH.
Dashnor Sula, ish deputet i Partisë Demokratike është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Ai zvendëson në këtë detyrë Shkëlqim Hajdarin, i cili u bë prefekt i Tiranës.
Komente (0)