Amnistitë penale me parregullsi, ILD përfundon verifikimin e zbatimit

Teksa pritet zbatimi i amnistisë së re, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka gjetur parregullsi në zbatimin e amnistisë penale të kaluara përsa i përket problematikave në procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

06.02.2026. 13:54

Amnistitë penale me parregullsi, ILD përfundon verifikimin e zbatimit

Teksa pritet zbatimi i amnistisë së re, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka gjetur parregullsi në zbatimin e amnistisë penale të kaluara përsa i përket problematikave në procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Sakaq, aministia e re pritet të diskutohet sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

"Në përfundim të këtij verifikimi u konstatuan disa problematika:

    Konfuzion në interpretimin e dispozitave që lidhen me fillimin e ekzekutimit nga ana e prokurorit;
    Mosveprim i menjëhershëm pas administrimit të vendimit të shkurtuar, për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit;
    Mënyra të ndryshme të të kuptuarit dhe të zbatuarit të dispozitave procedurale penale mbi shpalljen e vendimit të përmbledhur nga gjykatat;
    Konstatim i diferencës kohore midis datës së vendimit të formës së prerë dhe përcjelljes së tij;
    Mospërputhje e datës së hyrjes së vendimit në sekretarinë e prokurorisë me datën e marrjes në dorëzim nga prokurori si dhe datën e shkresës përcjellëse të këtij urdhri;
    Mos pasqyrim në librat e brendshëm të dorëzimit, të datës së marrjes në administrim nga prokurori i ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore të formës së prerë të përcjella dhe të protokolluara.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vëren se problematikat e evidentuara nga verifikimi i praktikës së zbatimit të ligjit “Për dhënie amnistie” nga gjykatat dhe zyrat e prokurorive, duhet të jenë objekt diskutimi dhe trajtimi respektivisht në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe nga Drejtuesi i zyrave të prokurorisë.", thotë ILD.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)