Igli Tafaj u prezantua këtë të martë nga kryeministri Edi Rama si drejtuesi i ri i AKSHI-t, pas largimit nga detyra të paraardhëses së tij Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit ndodhet në masën e arrestit në shtëpi në kuadër të hetimeve të SPAK.
“Linda ishte e para që vinte në punë dhe ikte nga puna. Jam i pikëlluar për gjithcka po kalon në rradhë të parë për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale që e asociojnë me gjërat që skanë asnjë lidhje me Lindën. Natyrisht as në këtë rast unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë.”, u shpreh Rama.
Ai tha duhet të nisë puna që Diellën ta çojmë në një nivel krejt tjetër, duke vlersuar punën e të gjithë punonjësve të saj, duke thënë se "nëse fikej poçi i kësaj shtëpie, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)