Disa fshatra në rrethin e Librazhdit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të punimeve emergjente që po kryen Operatori i Sistemit të Transmetimit, pas shembjes së dherave në zonën e Dragostunjës. Sipas njoftimit zyrtar, do të realizohet demontimi i shtyllës nr. 15 në linjën 110kV L110-16/3a Librazhd - HEC Egnatia.
Për këtë arsye, këtë të hënë, më datë 23 shkurt, nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht të Nënstacionit Librazhd, si dhe linja 35kV e HEC-it Dragostunjë.
Si pasojë e këtyre punimeve, gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa furnizim me energji elektrike zonat: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, si dhe HEC-i Xhyrë. Ndërprerja lidhet me masat e sigurisë për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit, pas rrëshqitjeve të dheut në këtë zonë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)