Segmenti kombëtar Librazhd-Prrenjas, në zonën e Arrave të Gurrës po përballet me një situatë kritike. Fundosjet që kanë paralizuar qarkullimin drejt juglindjes së vendit vijojnë, duke arritur deri në 9 centimetra.
Kjo ka bërë që stabiliteti i rrugës të jetë në rrezik serioz. Përkeqësimi i gjendjes së rrugës u regjistrua prej paradites së kësaj të hëne, kur Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte planifikuar hapjen e pjesshme të segmentit, por rrëshqitja e tokës e bëri të pamundur realizimin e asaj ideje.
Me fundosjet që vijojnë, strukturat përgjegjëse tashmë po zhvillojnë konsulta me ekspertë të fushave të inxhinierisë, gjeologjisë dhe nga Shërbimi Gjeologjik, në mënyrë që të përcaktohet koha dhe mënyra më e mirë e ndërhyrjes. Për momentin, situata është tejet problematike.
Një pjesë e asfaltit ka rënë dhe është i pariparueshëm, ura ekzistuese ka degraduar dhe duke qenë se jeta e punëtorëve ishte në rrezik prej shembjeve të vazhdueshme, u ndërpre edhe puna për ndërtimin e by-pass-it provizor. Një alternativë është ndërtimi i një rrugë paralele me hekurudhën, me vendimin përfundimtar që do të merret nga Këshilli Teknik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)