Holta Zaçaj, ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të mbajë tashmë postin e zv.guvernatores së Bankës së Shqipërisë. Ka qenë vetë Banka që ka bërë publik lajmin.
“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, njofton Banka e Shqipërisë.
Zaçaj është e para grua që mban këtë pozicion të rëndësishëm në Bankën e Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)