Murtaja e të imtave shfaqet në Bulqizë, asgjësohen 220 krerë dhi në Shupenzë

Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

15.04.2026. 19:28

Murtaja e të imtave shfaqet në Bulqizë, asgjësohen 220 krerë dhi në Shupenzë

Një rast i murtajës së ruminatëve të vegjël është konfirmuar në një fermë me 220 krerë dhi në zonën e Shupenzës, në Bulqizë.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, dyshimet për praninë e sëmundjes u evidentuan më 30 mars. Pas analizave laboratorike që konfirmuan virusin, u ndërmorën masa të menjëhershme për asgjësimin e të gjithë kafshëve në fermë, si dhe dezinfektimin e plotë të ambientit.

Ferma është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Autoritetet bëjnë me dije se deri më tani nuk janë identifikuar raste të tjera të dyshuara në zonë.

Ndërkohë, nga autoritetet u bëhet thirrje të gjithë mbarështuesve të bagëtive të imta që të zbatojnë me rigorozitet masat e biosigurisë dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave.

Ekspertët theksojnë se murtaja e ruminatëve të vegjël nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)