Nami me arrestime, 8 raste të përndjekjes dhe dhunës ndaj grave në 24 orë në Tiranë

Të paktën 8 raste të përndjekjes dhe dhunës ndaj grave janë regjistruar në Tiranë në 24 orët e fundit.

24.12.2025. 12:29

Nami me arrestime, 8 raste të përndjekjes dhe dhunës ndaj grave në 24 orë në Tiranë

Të paktën 8 raste të përndjekjes dhe dhunës ndaj grave janë regjistruar në Tiranë në 24 orët e fundit. Në buletinin e policisë së Tiranës bëhet me dije se dy kryefamiljarë janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin N. S., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. N., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, informon policia.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë nisur hetime për 5 persona, të cilat kanë kanosur dhe përndjekur, përmes krijimit të profileve false në rrjetet sociale, ose telefonit, shtetase të ndryshme.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., pasi dyshohet se në një rrjet social ka postuar një video me shprehje fyese dhe denigruese ndaj shtetases J. I.. Po punohet për shoqërimin e shtetasit J. L., pasi dyshohet se ka kanosur, nëpërmjet një rrjeti social, një shtetase. U referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. M., pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij. U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen R. C.. U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. R., pasi dyshohet se ka përndjekur, nëpërmjet telefonit, një shtetase”, bën me dije policia e Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)