Nga konfliktet tek kërcënimet online, policia e Tiranës në aksion në fundvit

Policia e Tiranës bën të ditur se ka nisur hetimin për dy shtetase të cilat kanë hapur profile false të personave të tjerë. Ndërsa një 29-vjeçar është arrestuar pasi i ka vjedhur automjetin një vajze e cila e kishte lënë të ndezur, e më pas e ka aksidentuar atë.

01.01.2026. 13:19

Nga konfliktet tek kërcënimet online, policia e Tiranës në aksion në fundvit

Dy shtetase janë në hetim nga policia e Tiranës, pasi kanë hapur profile false për shtetas të tjerë, e njëra prej tyre madje shpërndante dhe numrin personal. 

Policia e Tiranës në këtë ditë të parë të vitit bën të ditur se disa shtetas të tjerë janë arrestuar për kanosje, konflikte dhe lëndë piroteknike. 

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetaset:
    •    M. S., pasi dyshohet se ka hapur një profil fals në emër të një shtetasi;
    •    M. H., pasi dyshohet se, nëpërmjet një profili fals, ka shpërndarë numrin personal të një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
    •    kapën dhe ndaluan shtetasin F. M., 50 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. A., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin D. M.;
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. B., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. R.;
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur bashkëjetuesen e tij, duke thyer vendimin e Gjykatës;
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. T., 23 vjeç, pasi iu gjet lëndë piroteknike;
    •    referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, pasi iu gjetën dy mjete prerëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
    •    A. N. dhe E. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
    •    A. R., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht vëllain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. I., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. B.;
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. N., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin, të cilin e kishte parkuar në mënyrë të parregullt;
    •    punohet për kapjen e shtetasit A. N., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
    •    arrestuan shtetasin S. K., 29 vjeç, pasi ka vjedhur automjetin e shtetases E. D., e cila e kishte lënë mjetin përkohësisht të ndezur. Pas vjedhjes, 29-vjeçari është aksidentuar me automjetin dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi;
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin G. L., pasi në subjektin e tij iu konstatuan lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin;
    •    referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit se do t’i blinte një apartament, i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje dhe, kur kjo e fundit ka kërkuar kthimin e parave, e ka kanosur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe punohet për shoqërimin e shtetasit M. M., pasi dyshohet se ka kanosur dy shtetas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)