Dhunuan 34-vjeçarin, arrestohen babë e bir në Gramsh

Babë e bir janë arrestuar nga policia në Gramsh pasi akuzohen se kanë dhunuar një person. Sipas policisë 34-vjeçari që ka mbetur i plagosur është dhunuar me sende të forta dhe grushte.

06.01.2026. 12:45

Dhunuan 34-vjeçarin, arrestohen babë e bir në Gramsh

Babë e bir janë arrestuar nga policia në Gramsh pasi akuzohen se kanë dhunuar një person. Sipas policisë 34-vjeçari që ka mbetur i plagosur është dhunuar me sende të forta dhe grushte.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir): -R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; -R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Uniformat blu po ashtu kanë vënë në pranga të dhunuarin, pasi mbi të rëndojnë dy akuza, një ndër to edhe për mbajtjen e armëve të ftohta.

“Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)