E zbuluan kamerat, vidhte lokalin ku ishte i punësuar

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari i cili vodhi një shumë parash në lokalin ku ishte punësuar. Kanë qenë kamerat e lokalit ato që kanë zbuluar gjithçka pas ankesës së menaxherit të subjektit.

12.01.2026. 11:51

"Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili vodhi shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar.  Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier, një pjesë e të cilave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)