Policia e Shkodrës ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në Velipojë.
Sipas burimeve zyrtare është arrestuar një 47-vjeçar të cilit gjatë kontrollit në banesë edhe një armë pa leje.
"U konfliktua fizikisht për motive të dobëta, me një 42-vjeçar, në fshatin Gomsiqe, dhe posedonte një armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta. Nga konflikti fizik u dëmtua 42-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Gomsiqe, dy shtetas ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ishte dëmtuar njëri prej tyre, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap dhe u arrestua shtetasi N. S., 47 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. S. është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje", njofton policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)