Shkrumbohet makina në Vlorë, bllokohet trafiku tek Uji i Ftohtë

Momente paniku janë regjistruar pasditen e sotme në një nga akset më të frekuentuara të Vlorës, ku flakët kanë përfshirë papritur një automjet në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Uji i Ftohtë, duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.

05.02.2026. 20:48

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, rruga është bllokuar përkohësisht, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tjera janë detyruar të ndalojnë ose të devijojnë lëvizjen.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për neutralizimin e rrezikut. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)