Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elbasan-Korçë, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Elbasan. Bëhet fjalë për kryeinspektorin A. B., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Arrestimi u krye ditën e sotme rreth orës 15:47, në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, ku ai u ndalua nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, teksa drejtonte automjetin e tij jashtë orarit të shërbimit. Gjatë kontrollit, pas testimit me aparatin matës të alkoolit, rezultoi se kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara, me nivel 0.87 mg/l.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)