Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon procesi gjyqësor ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjatë seancës së zhvilluar më 11 shkurt në GJKKO, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur listën e plotë të dëshmimtarëve që do të thirren si pjesë e procesit.
Dëshmitë e kërkuara nga SPAK do të nisin me Lirim Fejzollarin. Seanca e ardhshme është caktuar të mbahet më datën 24 shkurt, në orën 14:00.
Ahmetaj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka”. Sipas organit të akuzës, ajo procedurë dyshohet se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej afro 7 miliardë lekësh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)