Një aksident i shkaktuar prej erës së fortë është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta, në rrugën nacionale Korçë–Bilisht.
Për shkak të erës së fortë është shkëputur rimorkioja e një kamioni, duke goditur një automjet tjetër që po qarkullonte në rrugë. Si pasojë e përplasjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bllokuar përkohësisht.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut, ndërsa drejt zonës janë nisur edhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur largimin e rimorkios nga rruga dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)