Pas konstituimit të Kuvendit, drejtuesja e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar në Presidencë emrin e Albin Kurtit për mandatar për formimin e qeverisë së re.
Sipas Nagavcit kjo kërkesë bazohet në vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, që u shpreh në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku Vetëvendosje fitoi me një rezultat bindës.
“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, shkruan Nagavci.
Më herët u konstituua dhe Kuvendi i ri i Kosovës, ky kryetare u zgjodh Albulena Haxhiu teksa u votuan në bllok dhe 5 nënkryetarët.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti mori një fitore bindëse duke siguruar 57 mandate në Kuvendin e Ri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)