Ndjekje me shpejtësi në Elbasan, goditet grupi i drogës, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike duke sekuestruar 45 kg kanabis sativa në një mjet ku udhëtonin 3 persona.

11.02.2026. 21:07

Ndjekje me shpejtësi në Elbasan, goditet grupi i drogës, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Policia e Elbasanit ka goditur mbrëmjen e së mërkurës një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke vënë në pranga 3 persona.

Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 45 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila u gjet në një makinë ku udhëtonin tre të dyshuarit.

Makina ku mbahej droga po ndiqej nga forcat e policisë dhe në hyrje të qytetit të Elbasanit, drejtuesi i saj ka dyshuar dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi duke u futur në një rrugë të pandriçuar.

Por kjo tentativë nuk ka rezultuar e suksesshme pasi trafikantët janë arrestuar disa minuta më vonë nga forcat e policisë.

Gjatë operacioni mësohet se është lënduar dhe një efektiv, nga thyerja e një xhami, por fatmirëisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në makinën e 3 të dyshuarve policia gjeti dhe një armë zjarri, municione, një sasi të konsiderueshme parash dhe disa telefonë celularë.

Hetimet vijojnë intensivisht, për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)